A keni ndonjë pyetje rreth zhvillimit të foshnjës suaj?
Dëshironi të dini më shumë rreth gjumit dhe të ushqyerit?
Apo po kërkoni shërbime për familje apo përkujdesje ndaj fëmijëve në zonën tuaj?
Ne, këshillueset e nënave dhe baballarëve jemi këtu për ju. Ne do t’ju këshillojmë në mënyrë konfidenciale, pa pagesë dhe në gjuhën tuaj.
Video me përmbajtjen e mëposhtme:
Hyrja me logon e Zyrës për Rininë dhe Këshillimin Profesional, me seli në qarqet Bülach dhe Dielsdorf. Nëna është në kuzhinë dhe gatuan, ndërsa foshnja qëndron e kënaqur mbi mbulesën në dysheme. Vëllai, një fëmijë i vogël, tërheq nënën nga dora duke kërkuar diçka e duke qarë. Babai vjen tek dera dhe përshëndet familjen e tij. Nëna e rraskapitur tani po mban në krahë foshnjën që qan dhe fëmija i vogël përshëndet babanë tek dera me një lokomotivë lodër në dorë. Foshnjën që qan e vendosin të flejë në djep. Nëna dhe babai përpiqen ta vënë në gjumë me një shishe me biberon. Foshnjën nuk po e zë dot gjumi. Të rraskapitur dhe pa shpresë, dy prindërit ulen vetëm në tavolinën e kuzhinës me kafe dhe biskota përpara. Papritur nënës i kujtohet fletëpalosja e këshilluesve për nënat dhe baballarët dhe telefonon menjëherë për të lënë një takim. Këshilluesja vjen me biçikletë në banesën e familjes. Pasi mbërrin, prindërit e dëshpëruar i tregojnë asaj për vështirësitë me gjumin e foshnjës së tyre dhe për netët e mundimshme. Ndërkohë që fëmija i vogël luan i qetë me trenin në dysheme dhe foshnjën e ka zënë gjumi në karrocë, këshilluesja bisedon me prindërit dhe u jep atyre këshilla të vlefshme për situatën e vështirë. Të gjithë janë të kënaqur. Kamera kthehet nga fytyra e këshillueses, e cila e mbyll filmimin duke shkelur syrin. Titrat: E drejta e autorit Zyra për të Rinjtë dhe Këshillimin Profesional, 2023
Ne ju këshillojmë
në gjuhën tuaj
në qendrën e këshillimit, në shtëpinë tuaj ose me telefon