Shko te përmbajtja kryesore
Logo Këshillueset e nënave dhe baballarëve, Kantoni i Zyrihut

Njoftim vizitor

Ne ju këshillojmë me kënaqësi në gjuhën tuaj, falas.

Na kontaktoni
Figura tregon nënën me foshnjën në krahë. Ajo ka një efekt qetësues tek foshnja.

Qarja me të madhe

Fëmija juaj duhet të mësojë së pari të zhvil­lojë një ritëm gjumi-zgjimi. Edhe tretja duhet të stabi­li­zo­het së pari. Shumë foshnja kanë nevojë për mbështetje të veçantë gjatë kësaj peri­udhe fillestare. Disa foshnja qajnë me të madhe dhe vështirë se mund të qetë­so­hen. Kjo mund të jetë shumë stre­suese për prindërit. Në një situatë të tillë, ne do t’ju këshillo­jmë dhe do të punojmë me ju për të gjetur zgjid­hje.

E rëndë­sishme: Mos e shkundni fosh­n­jën tuaj. Shkundja është e rrezik­shme.

Ngushël­limi

Foshnja juaj që qan thjesht sinjal­i­zon se nuk ndihet mirë; se nuk dësh­i­ron t’ju mërzisë qëllim­isht si prind. Kontakti fizik, tingujt e një zëri të njohur ose rrahjet ritmike të zemrës shpesh ngushël­lo­jnë. Edhe ndriçimi i zbehur ose një mjedis i qetë mund të ndih­mo­jnë në qetësimin e fosh­n­jës suaj.

E rëndë­sishme: Mos e shkundni fëmijën tuaj. Shkundja është e rrezik­shme.

Gjumi

Në javët e para, fazat e zgjimit dhe të gjumit të fëmijës suaj shpërn­da­hen në mënyrë të parreg­ullt gjatë 24 orëve. Me kalimin e kohës, fëmija juaj qëndron zgjuar më shumë gjatë ditës dhe fle më pak në mes. Dhe fle më gjatë natën dhe qëndron zgjuar më pak kohë në mes. Orga­ni­zoni aktivisht peri­ud­hat e zgjimit gjatë gjithë ditës me lojëra, biseda, larje etj. për të mbështe­tur një ritëm ditë-natë.

Rraskapitja

Kur foshnja nuk pushon së qari, mund të jetë shumë e vështirë për prindërit. Qoftë edhe dhjetë minuta ngushël­limi pa sukses mund të jetë shumë e bezdis­shme për prindërit. A ju rrasp­kapit apo ju zemëron qarja e vazh­dueshme me të madhe? A po arrini në kufijtë e durimit tuaj? Atëherë, kërkoni mbështetje nga familja juaj ose nga profe­sion­istët.

E rëndë­sishme: Mos e shkundni fëmijën tuaj. Shkundja është e rrezik­shme.

Shkundja është e rrezik­shme

Kur një fëmijë shkun­det, koka lëkun­det para-mbrapa. Si rezul­tat, koka dhe truri mund të lëndo­hen. Kjo mund të çojë në paaftësi të rënda apo edhe vdekje. Edhe lëviz­jet e paprit­ura pa mbajtur kokën ose duke hedhur fëmijën si një lojë janë të rrezik­shme. A jeni të dësh­përuar dhe të frus­truar sepse fëmija juaj qan gjith­monë? Vendoseni fëmijën tuaj diku të sigurt, sikurse në një krevat fëmi­jësh ose në dysheme, dilni nga dhoma dhe merrni ndihmë.

A keni ndonjë pyetje në lidhje me të qarën e madhe? Ne ju këshillo­jmë me kënaqësi në gjuhën tuaj!

Ne nuk flemë shumë dhe jemi zënë shumë. Me mbështet­jen e këshilltares së nënave dhe babal­larëve, tani mund ta përbal­lo­jmë më mirë stresin si familje.

Diana dhe Pedro R. me foshnjë, 10 muaj
Figura tregon portretin e sipërm të Diana dhe Petro R, një çift i ri i lumtur

Tema të tjera të këshillimit